Humb jetën i burgosuri në Tiranë, policia jep detaje: Ja çfarë ndodhi…


Një i dënuar ka humbur jetën një ditë më parë në kryeqytet. Viktima është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt.

“53-vjeçari ka vdekur në spitalin e burgut”, njoftoi zyrtarisht Policia e Tiranës.

“Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale”,- shtuan të njëjtat burime.

Allushi u arrestua më shkurt 2015, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez. Ai u dënua me burg dhe vuante dënimin në burgun e Elbasanit.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Allushi u dërgua në spital në Tiranë, ku pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi të mbijetojë.

“Kapja e tij u bë pas marrjes në kohë të një informacioni të strukturave të policisë mbi vendodhjen e tij dhe posedimit të lëndëve plasëse.

Pas kontrollit të imtësisëm të ushtruar në ambientet e një lokali ku po qëndronte shtetasi i lartë përmendur, iu gjetën të fshehura në trup disa kallëpe lëndë plasëse (dinamit)”,- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë asokoh

Baby Boo