ETC ofron “Plazma”-t e Serbisë me lirim për ‘Black Friday’


Pas vendosjes së taksës 100 % nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë si dhe pas bojkotimit që qytetarët kosovarë po u bëjnë produkteve serbe, kompania e deputetit Ramiz Kelmendi, ka zbritur çmimet.

Në një fotografi që Gazeta Metro ka siguruar nga një prej pikave të ETC’së, shihet se çmimet e ‘Plazmas’, janë zbritur.

Nga 0.89 cent, ato tani mund të blihen me çmim 0.85 cent.

Ndërkohë, ETC e deputetit Kelmendi është një prej marketeve që përmban më së shumti produkte serbe, gjë për të cilën edhe i janë adresuar kritika.

Sidoqoftë deputeti në fjalë, duke folur pas vendimit të Qeverisë për taksën, deklaroi se se nuk i bëjnë përshtypje sulmet për importimin e mallrave nga shteti fqinj, pasi është ‘importues ligjor’, duke lënë të kuptohet se do vazhdojë bashkëpunimin për importim

Baby Boo