Humb jetën fëmija 6 vjeçar në ujërat e lumit “Shkumbin” në Tetovë


Sot ka humbur jetën një fëmijë 6 vjeçarë në rrjedhat e lumit “Shkumbin” në Tetovë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili ka njoftuar publikën përmes rrjetit social fb.

Bilall Kasami:
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë sot morëm lajmin se një fëmijë 6 vjeçar ka humbur jetën në ujërat e lumit “Shkumbin” në Tetovë, me gjithë përpjekjet e ekipeve të zjarrfikësve të Tetovës, të njësive speciale të policisë ai nuk ka mundur të mbijetojë. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e 6 vjeçarit dhe në emër të qytetarëve të Tetovës, familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Falenderojmë të gjithë ata që u angazhuan në këtë aksion, në veçanti një banor të lagjes i cili ka gjetur vogëlushin dhe ka nxjerr trupin e tij nga lumi”.

Baby Boo