Humb jetën boksieri shqiptar në Greqi, zbulohen detaje


Ekzekutimi i boksierit 35-vjeçar Haris Kontogiorgis ka tronditur Greqinë sot.

Nga raportimet në mediat greke, ngjarja ka ndodhur në rrugën Ekavis, jashtë klubit sportiv të boksit “Perseus” , teksa viktima po hynte në palestër, persona të panjohur i janë afruar dhe e kanë qëlluar të paktën katër herë.

Ai njihej me pseudonimin “Dirty Harry” dhe ishte një atlet me përvojë me shumë ndeshje boksi në Greqi.
Sipas informacioneve, vrasja lidhet me sulmin mafioz ndaj boksierit 58-vjeçar “Kefala”, në maj të vitit 2021 , jashtë një restoranti në Metomorfosi.

Haris Kontogiorgis ishte nipi i të vrarit “Kefala” dhe emri i tij ishte përfshirë në dosjen e vitit 2011, ku nisi një hetim i madh policor.
Sipas autoriteteve greke ky është një tjetër “pastrim” i një sage vrasjesh në tre vitet e fundit që kanë lënë pas 22 të vdekur.

Baby Boo