Humb jetën 22-vjeçarja pasi i bie celulari i lidhur në rrymë në vaskën me ujë


Një e re 22-vjeçe ka humbur jetën nga goditja elektrike në vaskë, në Gossau SG. Ajo kishte hyrë të bënte banjë në vaskë, duke pasur celularin të lidhur në burimin e energjinë elektrike. Aks*identi fatal ka ndodhur të enjten në mbrëmjen e kaluar, pas orës 20.00, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit St. Gallen. Gruaja kishte hyrë në vaskë të mbushur me ujë dhe po shikonte një program në celularin e saj. Për arsye të panjohura, telefoni celular i kyçur në energji elektrike do të ketë rënë në ujë.

22-vjeçarja zvicerane me atë rast ka pësuar dëm*time fatale si pasojë e godi*tjes elektrike.
Përveç shërbimit të ndihmës së shpejtë me një mjek të urgjencës dhe disa patrullave nga policia e kantonit, në vendin e ngjarjes ishte thirrur edhe shërbimi i policisë kri*minalistike për të sqaruar rrjedhën e aksidentit.

Baby Boo