Hoxha tregon arsyen e aderimit në VV


Ish-anëtari i AKR’së, më pas i AAK’së e tash i Vetëvendosjes, Mustafa Bajrami ka thënë të jetë impresionuar pas qëndrimit dy orë me Albin Kurtin. Këtë koment, anëtari më i ri i Vetëvendosjes e ka bërë në një reagim në FB, pasi iu bashkua Partisë së Albin Kurtit. “…dy orët e kaluara dje në bashkëbisedim me Z. Albin Kurti, Liderin e Vetëvendosjes, kanë qenë dy orët me impresionuese që i kam përjetuar ndonjëherë në jetë”, ka shkruar Bajrami, në një reagim në Fb.

Me këtë rast, anëtari i ri i Vetëvendosjes ka folur fjalë të mëdha për Albin Kurtin. Ka thënë se ish-Kryeministri i Republikës është njeri tepër modest. Madje, sipas Bajramit, Albin Kurti është i thellë në mendime. Bajrami e ka falënderuar nga zemra për derën që ia ka hapur në Vetëvendosje. “Përpara kisha një njeri tepër modest në sjellje por shumë i thellë në mendime, në njohuri dhe në përvoja të jetës. I jam mirënjohës nga zemra. Gjithsesi, edhe falenderues me zemër. Siç i falenderoj edhe bashkëpunëtorët e tij që ndihmuan në çdo gjë për këtë ditë. Qoftë e mbarë për të gjithë ne…!”, ka shkruar Bajrami.

Ka pasur reagime pas ndërtimit të partisë së re nga Bajrami, i cili kishte lavdëruar në shumë raste Turqinë, duke e quajtur aleate natyrale të Shqiptarëve ndër shekuj. Hoxha Mustafa Bajrami është i njohur edhe si person që përfshihet në pajtimin e çifteve siç kishte ndodhur para dy viteve ku kishte pasur një përballje ndërmjet tij dhe hoxhës tjetër nga Drenasi, Osman Musliu. Kur kishte shpjeguar ndarjen e çiftit, hoxha Mustafa Bajrami kishte thënë se kishte pasur dashuri të çmendur por kishin rënë viktime e tjetërkujt.

Postimi i plotë:
Miq të dashur!
Kam nderin të ju bëjë me dije se nga sot do të jam aktiv në politikë. Do të vazhdojë t’i kontribuoj vendit dhe shoqërisë sonë edhe më shumë. Ju falenderoj nga zemra për përkrahjen e deritanishme. Mijëra mesazhe, telefonata, komente e rekomandime që më kanë ardhur nga ju, për mua kanë qenë energji dhe inspirim për t’iu bashkuar frymës së Vetëvendosjes. Të cilën në fakt, e kam ndjerë shumë kohë më parë.

Kam nderin gjithashtu të ju bëjë me dije se dy orët e kaluara dje në bashkëbisedim me Z. Albin Kurti, Liderin e Vetëvendosjes, kanë qenë dy orët me impresionuese që i kam përjetuar ndonjëherë në jetë. Përpara kisha një njeri tepër modest në sjellje por shumë i thellë në mendime, në njohuri dhe në përvoja të jetës. I jam mirënjohës nga zemra. Gjithsesi, edhe falenderues me zemër. Siç i falenderoj edhe bashkëpunëtorët e tij që ndihmuan në çdo gjë për këtë ditë. Qoftë e mbarë për të gjithë ne…!

Baby Boo