Hoxha: “Studeniçanit i ngjan Besa sepse ne çdo punë e fillojmë me ‘Bismilah'”


Në vigjilje të zgjedhjeve lokale, Ministri i shëndetësisë, Arjanit Hoxha ka vizituar Komunën e Studeniçanit.
Në tubimin në këtë komunë, Hoxha tha se këshilltarët e Lëvizjes Besa do të jenë vendimtarë në formimin e këshillit të Studeniçanit. Hoxha mes tjerash tha se Lëvizja Besa pa dhënë premtim ka bërë realizimin e parë. Tha se menjëher pas zgjedhjeve lokale në Studeniçan do të hapet zyrja rajonale për Bujqësi.

Zyrja rajonale ka mbetur vetëm të hapet oficialisht, në objektet që do t’I kontraktojmë me Komunën e Studeniçanit. Në vende tjera nuk e kam thënë po në Studeniçan është edhe vendi edhe Kuvendi. Në Karshiakën e hafizave dhe dietarëve të kuranit, do t’ju tregoj një gjë. Besës I ngjan Studeniçani sepse gjithë punët tona, fillojnë me Bismilah e përfundojnë me falemderim drejtë zotit.”, deklaroi mes tjerash Hoxha.

Hoxha tha se Lëvizja Besa ka “marrë” ajkën e rinisë dhe po bëhet gati me një gjeneratë të artë në të ardhmen. Pas tubimit hoxha me kryesinë e partisë, me kandidatin e Studeniçanit për këshill, Nimetulla Kadriu dhe me kandidatin për këshill të butelit, Lulzim Ismaili, haxhi muhamedin vizituan shtabin local në Studeniçan.

Baby Boo