Hoxha që u bë me Mercedes shfaqet duke përdhosur flamurin kombëtar: Harrën, leckë, ne s’adhurojmë zogj


Imami Mazllam Mazllami gjatë kësaj jave mori shumë vëmendje për shkak se mori një veturë luksoze nga ‘xhemati’ i tij dhe për shkak se e gjithë ajo çoi edhe në një spirale dhune. Por, përkundër një paraqitjeje të moderuar së fundi, duket se imami kishte komente përdhosëse ndaj flamurit kombëtar.

Vetura që e pranoi ky imam para disa ditësh bëri që të shpërthenin komentet e ndryshme në rrjete sociale. Mes këtyre komentuesve ishte edhe gazetari Valon Syla, që dyshohet se e pësoi keq pikërisht shkaku i çështjes në fjalë.

Kjo nxiti edhe një debat tjetër në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit.

Por, pikërisht urrejtëse dhe mosduruese duken disa komente të z. Mazllami që janë publikuar në platformën TikTok, raporton Nacionale.

“Kjo është harrën, leckë, bezë,” – thotë z. Mazllami derisa kap flamurin kombëtar shqiptar me duar.

“Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj!” – dëgjohet derisa shton ai. Mazllami po ashtu shprehet se edhe po të mos vendosej flamuri kuq-e-zi për 28 nëntor.

Baby Boo