Hoxha: Nuk e di a ka qetësi shpirti i Arbën Xhaferit kur pasuesit e tij shpëtojnë karierën e lojtarëve të Ali Ahmetit


I pyetur se çka mund të kenë të përbashkët Aleanca për Shqiptarët dhe BDI-ja, që së fundmi u bënë partnerë në qeveri, Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa në Klan Debat u përgjigj shkurtimisht.

“Aleanca për Shqiptarët është themeluar mbi parimin e ndjekjes së rrugës së Arbën Xhaferit. Unë nuk dua të paragjykoj, por nuk e di se sa ka qetësi shpirti i Arbën Xhaferit, që pasuesit e tij i shpëtuan karierat politike të lojtarëve të Ali Ahmetit. Kjo e dëshmon se çka është përbashkëta”, u përgjigj Arjanit Hoxha./KlanMacedonia

Baby Boo