Hoxha Fatmir Latifaj publikon një foto pak para se të hyjë në operacion në Turqi


Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifaj njofton se pas pak do të hyjë në operacion, publikon edhe fotografi.
Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifaj sot do t’i nënshtrohet një intervenimi në zemër në një nga spitalet në Turqi.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare në “Facebook”, të hoxhës nga Mitrovica.

“Pershendetje nga Ankaraja, dosti jem molla Fatmiri plot disponim e buzqeshje edhe para intervenimit ne zemer , No Panic! Me respekt Llokman Hoxha!”, ka shkruar një mik i tij duke e bashkangjitur edhe një fotografi me hoxhen Fatmir Latifaj.
Në ndërkohë dje ai përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se ka shkuar për në Turqi për një ekzaminim shëndetësorë rreth zemrës.

“Unë jam në Turqi për një ekzaminim të gjendjes time shendetësore rreth zemrës gjithësesi me rekomandim të kardiologëve tanë në Kosovë & Shqipëri, falë Zotit jo me urgjencë, kështuqë të gjithë dashamirëve të mi i’u siguroj që pas këtyre ekzaminimeve shtesë, do të sqarohet detajisht gjendja ime cili intervenim duhet te behet, kështuqe për cdo eventualitet do t’iu njoftoj me kohë in shaa Allah!”, ka shrkuar ai.

Baby Boo