Hoxha: Ende nuk dihet se sa para do të shpenzohen në fushatën e referendumit


Fushata për referendumin do të financohet nga ministritë, por qeveria ende nuk e di se sa para do të shpenzohen, tha zëdhënësi Muhammad Hoxha.

I pyetur nëse referendumi ishte më i rëndësishëm se projektet e ministrive, Hoxha tha: “Vlerësojmë se çështja e referendumit është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë”.

Sipas Kodeksit të Venecias për Procedura të mira për Referendum, të miratuar nga Këshilli i Evropës ku Maqedonia është anëtare,përdorimi i fondeve publike nga autoritetet në fushatë referendumi duhet të ndalohet.

Hoxha për këtë legjislacion tha se plani është duke u përgatitur, dhe se do të merren parasysh të gjitha ligjet për financim të referendumit.