Ali Ahmeti uron presidentin Joe Biden dhe popullin amerikan


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti uroi presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-ve.
“Kam kënaqësinë e veçantë t’i përcjell urimet më të sinqerta presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joe Biden me rastin e inaugurimit të sotëm në Uashington”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti shton se presidentit Biden i uron shëndet dhe shumë sukses në detyrë.
“Kam besimplotë se SHBA-të nën udhëheqjen e z. Biden do të mbeten partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve dhe Ballkanit në përgjithësi gjatë procesit tonë tashmë të pakthyeshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe në thellimin e miqësisë tradicionale me Amerikën”.

“Bashkëpunimi jonë është i sinqertë dhe ne i ndajmë të njëjtat vlera. Të gjitha i arritëm bashkë, çdo sukses është i përbashkët. Zoti e bekoftë popullin amerikan”, thuhet në fund të njoftimit.

Baby Boo