Hoti: Projektet milionëshe marrin dritën jeshile nga SHBA-ja


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se bashkë me ekipin është takuar me Kryeshefin e Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, Adam Boehler, të cilit i kanë prezantuar projektet e miratuara në marrëveshjen me Presidentin Trump dhe projekte tjera zhvillimore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka treguar se projektet që do të përkrahen nga Korporata janë autostrada dhe hekurudha nga Prishtina deri në Merdare, si dhe fillimi i fizibilitetit të linjës hekurudhore deri në detin Adriatik në Shqipëri. Në këtë takim, Hoti ka bërë me dije se është diskutuar edhe për Brezovicën.

“Përpos projekteve të miratuara në marrëveshje, u diskutuan edhe projekte tjera zhvillimore, si Brezovica dhe Stacioni Multimodal. Projektet e miratuara në kuadër të marrëveshjes, si dhe investimet e Korporatës MCC, në linjën e gazsjellësit dhe rrjetit të gazsjellësit në Kosovë, paraqesin projekte që do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për vendin”, ka shkruar Hoti.

Baby Boo