Me një dukje komplet ndryshe, Xhensila Myrtezaj paralajmëron projektin e ri

Xhensila Myrtezaj befasoi fansat kur bërë ndryshimin drastik në pamje, duke u shfaqur me flokë të shkurtër, shumë më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim.

Ky ‘look’ i ri i këngëtares së njohur erdhi si pjesë e një projekti të ri muzikor, për të cilin ajo ende nuk ka dhënë shumë detaje.
Në postimin që ka ndarë së fundi me adhuruesit në Instagram, Xhensila solli disa imazhe të reja nga kjo paraqitje.

Në mbishkrimin e imazhit, Xhensila ka treguar se kanë mbetur edhe pak ditë deri në lansimin e këtij projekti që do të jetë në bashkëpunim me dy reperët, Majk dhe Getoar Selimin.
“Gati , gati edhe pak”, ka shkruar Xhensila sipër fotografive të publikuara për 1.7 ndjekësit e saj në Instagram.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Xhensilës është bashkëpunimi “Prit pak” që solli gjatë sezonit veror me reperin kosovar, Lumi B.