Hoti paralajmëron liberalizimin e vizave për kosovarët me ndihmën e Merkelit

Kyreministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Kosovës mund t’i liberalizohen vizat shumë shpejt për shkak se ka një pajtueshmëri mes grupimeve politike në Parlamentin Evropian.

Baby Boo

Hoti ka thënë se ka shpresa të mira për liberalizimin e vizave pasi shteti i Gjermanisë do merr kryesimin e Bashkimit Evropian dhe se kjo është një lajm i mirë për Kosovën.

Kryeministri ka deklaruar se një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian i kanë shkruar kancelares Merkel për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ka një mirëkuptim të plotë nga ana e Komisionit Evropian dhe Parlamenti Evropian për nevojën që kanë qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm sa më parë, pranohet nga të gjithë që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet që janë vendosur për liberalizimin e vizave, sigurisht tani është obligim I yni si Qeveri ato kritere që I kemi plotësuar për viza”, tha Hoti.

“Siç e keni parë një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian kanë shkruar kancelares Angela Merkel, duke qenë se Gjermani e merr kryesimin e BE’së nga muaji korrik, kjo neve na bën me shpresë që ka një pajtueshmëri të gjerë te të gjitha grupimet politike të Parlamentit Evropian liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Hoti, transmeton Gazeta Metro.

Hoti tha se ka pasur takime me shumë zyrtarë të BE’së dhe se i kanë dhënë premtime për vizat pasi kriteret janë plotësuar.