Holanda ndërpret kampionatin dhe anulon sezonin! Ajaksi i pafat, i mohohet titulli


Federata holandeze e futbollit vendosi që anulojë sezonin 2019-2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Federata doli me këtë njoftim pas urdhrit të kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, që vendosi ndalimin e të gjitha aktiviteteve sportive deri më 1 shtator.

Kështu, Eredivise nuk do të ketë ekip kampion, ndonëse tabela e renditjes do të zyrtarizohet e tillë për të çuar klubet holandeze në Kupat e Europës.

Dy ekipet kryesuese, Ajaksi dhe AZ Alkmar nuk do kenë mundësinë të shpallen kampionë të mundshëm, por nga kjo situatë ka përfituar Ado Den Hag dhe RKC Valvijk, dy ekipet e fundit të tabelës, që tashmë nuk do të bien një kategori më poshtë.

Baby Boo