“Covid-19 nuk mbahet nën kontroll me orë policore, por me masa shkencore”


Shtimi i rasteve të infektimeve me COVID-19, dhe gjithashtu i numri të vdekjeve ditore, ka sjellë edhe reagimin e presidentit Ilir Meta. Pak orë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi masa të reja kufizuese, presidenti tha se duhen masa të tjera efektive.

“Ky moment shumë serioz nuk mund të mbahet nën kontroll me orë policore, por me masa shkencore dhe proporcionale, vaksinim shtesë dhe protokolle shëndetësore të konsoliduara dhe të njohura ndërkombëtarisht. Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimi i duhur mjekësor janë hapa jetike në këtë situatë”, shkroi presidenti në llogarinë e tij në Facebook.
“Inkurajoj qytetarët, veçanërisht ata me probleme të tjera shëndetësore dhe që nuk e kanë kaluar COVID-19, të vaksinohen sa më parë për të reduktuar mundësinë e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

Mbajtja e maskave, respektimi i distancimit fizik dhe higjiena maksimale janë të domosdoshme gjithashtu. I bëj apel qeverisë të shtojë sa më parë fondet për sistemin shëndetësor, për të përmirësuar shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve dhe për të mos u gjendur sërish para gjendjeve të papranueshme të mjekëve dhe infermierëve në qendra shëndetësore, që luftonin në vijën e parë, pa pajisje mbrojtëse dhe mjetet e duhura diagnostike”.

Baby Boo