HISTORIKE: Trump – Kim takim kokë-më kokë


Presidenti Trump dhe Kim Jong Un kanë shtrënguar duart për herë të parë në një samit të paprecedetn në Singapor të martën në mëngjes sipas orës lokale. Pritëshmeritë janë të larta – SHBA nuk kërkon asgjë më pak se denuclearization plotë  të gadishullit Korean, dhe Kim dëshiron të shohë sanksione të buta ndaj Koresë veriore.

Në një deklaratë Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Trump do të mbajë një takim kokë-më kokë me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un të martën në mëngjes, ku të pranishëm do të jenë vetëm përkthyesit. Më pas ata do të kenë një drekë pune dhe një takim dy-palësh më të zgjeruar, ku do të jetë të pranishëm Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se më pas, Presidenti Trump do të mbajë një konferencë shtypi dhe në mbrëmje me orën lokale do të largohet po të martën nga Singapori. Në deklaratë thuhet gjithashtu se bisedimet mes zyrtarëve të SHBA dhe të Koresë së Veriut po vazhdojnë dhe se ato kanë përparuar më shpejt se sa pritej.

Baby Boo