Paga mesatare në administratën publike nga 18 deri 90 mijë denarë


Nga 18.174 denarë te nëpunësit shtetërorë të administratës në Sekretariatin për Implementim të Marrëveshjes së Ohrit deri në 90.215 denarë në Komisionin rregullator për strehim është lëvizja e neto pagës mujore në administratën publike tregon analiza e bërë nga Fondacioni për demokraci të Uestminster në kuadër të projektit “Mbështetja e reformës parlamentare të Maqedonisë”.

Analiza flet për lëvizjen e pagave në administratën publike nga viti 2010 deri më tani, si bruto dhe neto pagat mesatare mujore për një të punësuar për shfrytëzues të caktuar buxhetor dhe të punësuarit në trupat rregullatorë. Bruto dhe neto pagat mesatare, të të gjithë 10 trupave rregullatorë janë më të mëdha nga bruto dhe neto paga mesatare në shtet. Ato variojnë prej 58.291 denarë bruto mujore, gjegjësisht 39.033 pagë mesatare neto për një të punësuar, në Komisionin për shërbime mediale audio dhe audivizuele, deri 136.194 denarë pagë mesatare mujore neto për një të punësuar, në Komisionin rregullator për strehim.

Sipas të dhënave në buxhet për vitin 2016, shuma mesatare për paga dhe kontribute (shumë bruto) për një të punësuar te të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit qendror është 42.563 denarë, që është për gati 10.000 denarë më i madh në raport të pagës mesatare mujore bruto në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016, ose paga mesatare mujore neto për një të punësuar te të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit për vitin 2016 e cila është 28.700 denarë, që është më e madhe për 6.360 denarë nga paga mesatare mujore neto në shtet.

“Nga viti 2010 deri më sot, mund të shihet trend i rritjes së pagës mesatare mujore bruto në sektorin publik dhe mbrojtjes dhe sigurimit të detyrueshëm social edhe atë nga 36.800 në vitin 2010 në 41.300 në nëntor të vitit 2017. Trendi i tillë i rritjes është më i madh nga rritja e bruto pagës mesatare mujore e cila nga 30.225 denarë në vitin 2010 u rrit në 34.079 denarë, që nënkupton se dallimi ndërmjet bruto pagës mesatare mujore në sektorin publik dhe mbrojtjes dhe sigurimit të detyrueshëm social në RM nga 6.575 denarë në vitin 2010 u rrit në 7.215 denarë në nëntor të vitit 2017”, thonë nga Uestminster.

Trend të tillë, shtojnë, shënon edhe shuma neto, e cila nga 24.855 denarë në vitin 2010, u rrit në 27.805 denarë në nëntor të vitit 2017, që në raport me neto pagën mesatare mujore është më shumë për 4.300 denarë në vitin 2010, gjegjësisht 4.609 denarë në nëntor të vitit 2017. Numri i të punësuarve në sektorin publik dhe mbrojtjes dhe sigurimit të detyrueshëm social është në rritje të vazhdueshme dhe nga viti 42.474 në vitin 2010, është rritur në 47.364 në vitin 2016 që paraqet rreth 15 për qind nga gjithsej të punësuarit në Republikën e Maqedonisë gjatë periudhës së analizës.

Të punësuarit në sektorin publik dhe të mbrojtjes dhe sigurimit të detyrueshëm social sipas të dhënave nga nëntori i vitit 2017 kishin bruto dhe neto pagë mesatare mujore nga më shumë sektore në veprimtari. Vetëm sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurisë (62.789 neto/42.204 neto), Informacione dhe komunikime (54.716 bruto/36.919 neto), Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (54.355 bruto/36.446 neto), Miniera dhe nxjerrje të gurëve (42.912 bruto/28.979 neto) dhe Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (41.827 bruto/28.507 neto) kanë paga neto dhe bruto mesatare mujore më të larta nga sektori publik dhe ai i mbrojtjes dhe sigurimit të detyrueshëm social.

Baby Boo