Historike/ Arrestohet Donald Trump, i pari president që përballet me çështje penale në SHBA


Ish-presidenti i Amerikës Donald Trump, është arrestuar pak minuta më parë.

Ai sapo ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku ndodhet në paraburgim policor përpara se të jepet vendimi për të.
Trumpit pritet t’i merren shenjat e gishtërinjve dhe më pas, ai do të dërgohet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet.

Ish-Presidenti nuk do të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.

Para arrestimit Trump, i dërgoi një mesazh me anë të postës elektronike për të gjithë ndjekësit e tij, të titulluar “E-maili im i fundit para arrestimit”, ku ai u kërkoi përkrahësve të tij të ndihmojnë “në shpëtimin e Amerikës” duke bashkangjitur një link për mbledhje të fondeve.
Ai e quajti ditën e sotshme “një ditë tragjike për Republikën”, teksa shtoi se SHBA-ja po shndërrohet në një “vend marksist të botës së tretë”.
Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale.
Ish-presidenti republikan, i cili ka mohuar akuzat të cilat i ka quajtur “persekutim politik” dhe ka parashikuar se kjo do t’i dëmtojë demokratët në zgjedhjet e vitit 2024. Avokatët e Trump kanë thënë se ish-presidenti “nuk ka kryer asnjë krim” dhe se ata “do ta luftojnë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”.
Cilat janë akuzat e mësuara deri më tani ndaj Trump?
Stormy Daniels, aktorja e filmave për të rritur, ka rrëfyer në 2016 se kishte një lidhje jashtëmartesore me ish-Presidentin e Amerikës Donald Trump. Në atë kohë, avokati i Trump, Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste, gjë e cila kjo është e paligjshme.
Teksa Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’, por prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork.
Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash“

Teksa e gjithë bota është me sytë nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, avokatja mbrojtëse Julie Rendelman ka përshkruar atë që po ndodh brenda Gjykatës në Manhatan. Ajo thotë se zyrtarët, shërbimi sekret dhe oficerët e informatorëve të ligjit do të “sigurohen që gjithçka të jetë e sigurt.

Baby Boo