HISTORIA / Jeta luksoze e ish-ministrit grek dhe dënimi 20 vjet burg për korrupsion


Ajo shumë e bukur, 35 vjet më e re se ish-ministri, sot 75 vjeçar. Por, edhe ai ka një pamje interesante, si ajo e disa grekëve që kanë parë çdo gjë në jetë, në të mirë apo në të keq.

Të dy përfunduan në burg për një ryshfet prej 20 milionë eurosh.

Ajo, Viki Stamati, dhe ai, Akis Tsochatzopoulos, ish-ministër i Mbrojtjes. Ajo javën e shkuar arriti të ikë nga spitali psikiatrik ku ishte transferuar nga burgu 18 muaj më parë për t’u kuruar nga depresioni.

Stamati dhe Tsochatzopoulos, para arrestimit, ishin një nga çiftet më joshës të Athinës: luks, makina të bukura, jetë të bukur.

Por, më pas vijnë prangat, në 2013-ën pas gjyqit për ryshfete në një tender blerje armësh: mes tyre katër nëndetëse gjermane.

1965292-viki-stamati2Viki hyri për disa ditë në grevë urie për shkak se donte të merrte arrestin shtëpiak dhe të qëndronte pranë djalit 5 vjeç e gjysmë.

Por Drejtësia e Athinës e refuzoi kërkesën e saj dhe në 2013 Viki u dënua me 12 vjet burg. Më pas, depresioni dhe spitali psikiatrik.

Stamati u arrestua sërish në prill 2015 dhe kërkesa e saj për të dëshmuar sërish për çështjen u pranua nga autoritetet.


Bashkëshorti i saj, ish eksponent i PASOK (Partia Socialiste greke), u dënua me 20 vjet për pastrim parash dhe afera të tjera korruptive dhe u mbyll në burgun e sigurisë së lartë, atë të Koridalos, pranë Athinës.

BIG_akis (1)Një dënim shumë i rëndë, për të. U duk sikur ia hodhën atij në kurriz të gjitha gjërat e këqija të Greqisë së shkuar. Në 203 faqet e akuzës gjyqtarët konstatuan ryshfete të marra midis viteve 1998 dhe 2001.

Politikani kishte organizuar një sistem kompanish “Off shore” dhe llogari në Zvicër për të pastruar paratë dhe për të blerë prona në Greqi.

Tsochatzopoulos ishte ndër themeluesit e PASOK dhe ishte shumë i lidhur me Andreas Papandreun, madje ishte gati të merrte vendin e tij pas vdekjes së kryeministrit në 1996.

Çifti jetonte në një vilë shumë luksoze jo shumë larg Partenonit. Rruga Dionysiou Areopagitou është më e shtrenjta në qytet, me vila neoklasike dhe aromë jasemini.

Ministri deklaroi se e bleu atë për rreth dy milionë euro, por vlera ishte shumë më e lartë: ndoshta njëzet. Marifetet me shit-blerjen e saj ishin një nga çështjet e hetuara që e çuan atë në burg.

Në vitin 2004 erdhi martesa.viki

Çifti u largua nga pritja në Hotel George V në Paris me një Jaguar blu, ndërsa në gishtin e saj shkëlqente një unazë diamanti.

Kartat e saj të kreditit ishin dëshmi e shpenzimeve ekstravagante: fatura prej 72 mijë eurosh në një butik të modës së lartë, 200 palë këpucë të blera në një vit, 6 mijë euro të derdhura njëherësh për të brendshme, etj…

U provua që Tsochatzopoulos kishte përvetësuar rreth 8 milionë euro vetëm nga kompania gjermane Ferrostaal në këmbim të dritës jeshile për blerjen e katër nëndetëseve.

Marrëveshja u mbyll 12 vjet më parë dhe deri më sot Athina ka marrë vetëm një nga nëndetëset për probleme teknike./DITA

Baby Boo