Aktori Gerard Depardieu akuzohet për përdhunimin e një 22-vjeçareje


Aktori i famshëm francez Gerard Depardieu akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, raportojnë mediat franceze.

Zyra e prokurorit të Parisit ka nisur një hetim paraprak kundër yllit 68-vjeçar, sipas Le Parisien.

Ndërsa avokati i tij i tha agjensisë së lajmeve AFP se ai “e kundërshton absolutisht” akuzat.

Sipas mediave në Francë akuzat janë bërë nga një aktore 22-vjeçare.

Baby Boo