Hiqet transporti ndërurban dhe urban në Kumanovë dhe mbyllen një pjesë e shitoreve


Qeveria në mbledhjen e sotme solli vendim tërësisht të hiqet transporti ndërurban dhe urban në Komunën e Kumanovës, si dhe rekomandimi të mbyllen të gjitha shitoret në qendrat gjysmë të hapura tregtare të cilat nuk janë mole, ndërsa Instituti për shëndet publik është i angazhuar për punë më intensive, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, informoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.

Ai konsideron se me këto masa, me heqje plotësuese të lidhjeve në Kumanovë me komunat e tjera, ka mundësi serioze të parandalohet rruga e përhapjes së virusit.

“Sot në ,mbledhje qeveritare sollëm vendime plotësuese që kanë të bëjnë me qytetin e Kumanovës. Do të hiqet tërësisht transporti ndërurban mes Kumanovës dhe të gjitha qyteteve të tjera, hiqet transporti urban në Kumanovë, jepet rekomandimi të mbyllen të gjitha shitoret në qendrat tregtare të cilat nuk janë mole, megjithatë janë forma të qendrave gjysmë të hapura tregtare në të cilat nuk vlen ai vendim i Qeverisë për arsye se nuk janë mole klasike të mbyllura”, informoi Filipçe.

Theksoi edhe se është sjellë vendim me të cilin u obligua Instituti për shëndet publik për punë më intensive, jo vetëm në Kumanovë por edhe në tërë rajonin e Kumanovës duke pasur parasysh atë se nga ai vend janë e vdekura nga korona dhe disa të sëmurë.

“Për këto masa na detyruan të dhënat epidemiologjike nga anketat, rastet e reja, relacioni i tyre, prania e punonjësve të infektuar shëndetësorë, ajo që një nga punonjësit shëndetësor jeton jashtë Kumanovës, në një nga komunat përreth dhe duk pasur parasysh numrin e madh të analizave fillestare, kontakteve fillestare, 60 teste të cilat tani i presim deri sonte dhe të cilat do ta na e kristalizojnë pasqyrën për gjendjen. Konsiderojmë se duhet të ndërpriten komunikimet urbane dhe ndërurbane në Kumanovë me të gjitha komunat me qëllim këtu të zbatohet masa plotësuese për një formë karantine, diçka ngjashëm siç ishte bërë në Dibër kur pamë se ka raste të transmisionit lokal”, tha Filipçe.

Baby Boo