Hiqet ndalesa për kamionët në rrugën Gostivar – Kërçovë


Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” kanë njoftuar se është hequr ndalesa për qarkullim të kamionëve në rrugën Gostivar – Kërçovë.
“Në ora 15.25 është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë në vendkalimin malor Strazhë. Për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion vlen detyrimi për posedim të pajisjeve dimërore”, njoftojnë nga “Rrugët e Maqedonisë”. Ndalesa kishte shkaktuar kolona automjetesh gjatë ditës.

Baby Boo