Hiqen tabelat në Qendrën Klinike Universitare, reagon ish-ministri Taravari


Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka reaguar për heqjen e tabelave në hyrje të Qendrës Klinike Universitare “ Nënë Tereza”. Taravari shkruan se me kalimin e kohës në një vend duhet të ndodhin zhvillime të ndryshme në të gjitha fushat por e kundërta ndodhë në Maqedoni.

Në postimin e tij në mes tjerash thuhet:

-Në kohën kur ministria e Shëndetësisë drejtohej nga ASH-ja, në hyrje të Qendrës Klinike të Shkupit vendosëm një tabelë ku për herë të parë në historinë e vendit, shkruhej edhe në gjuhën shqipe emri i godinës (të mendoni që këtë gjë e bëmë në një kohë që ende nuk ishte miratuar ligji për përdorimin e gjuhës shqipe).

Kurse sot si e vëreni tabela është larguar fare nga vendi…si për të treguar se cilët janë rregullat e rinj…se sa prapa kemi shkuar në kohë!

Baby Boo