Banka Botërore: Në vend të ngrirjes së çmimeve të ofrohen vende pune me paga më të mira


Në vend të ngrirjes së çmimeve, duhet të ofrohen vende pune më mirë të paguara, të rritet konkurrenca në sektorin e shitjes me pakicë dhe të prodhohet më shumë ushqime në vend se të importohet, janë rekomandimet e Bankës Botërore.

Ngrirja e çmimeve të ushqimeve, sipas ekspertëve të Bankës Botërore, është afatshkurtër dhe jo një masë strukturore që mund të përdoret në terma afatgjatë.

“Me të, ju vetëm përkohësisht, artificialisht, mbani një nivel çmimi që nuk pasqyron kostot reale të prodhimit dhe flukset reale në ekonomi”, shpjegojnë ata.

– Përkundër faktit se ngrirja e çmimeve ndihmoi në ruajtjen e standardit të jetesës së popullatës në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht gjatë rritjeve më intensive të çmimeve, nuk është një masë që mund të përdoret në afat të gjatë. Në këtë rast, duhet të kaloni në disa masa strukturore që mund të përmirësojnë standardin. Një prej tyre është ofrimi i punëve cilësore dhe më të paguara, tha ekonomistja Joana Majoska, në Raportin e rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Baby Boo