Hiqen barrierat burokratike për deklarimin e gjinisë të personave transseksualë

Ndërrimi i gjinisë në të ardhmen duhet të bëhet i mundur me një deklarim të thjeshtë para zyrtarëve të gjendjes civile,pa pasur nevojë për kontrollim paraprak mjekësor

Baby Boo

Njerëzit transseksualë ose me ndonjërin nga variantet e përkatësisë gjinore duhet të kenë të drejtë të ndryshojnë pa komplikime burokratike gjininë dhe emrin personal në regjistrin e gjendjes civile. Që kjo të mundësohet, Këshilli Federal në mbedhjen e tij të sotme ka dërguar për miratim në parlament ndryshimet përkatëse ligjore, thuhet në një komunikatë të publikuat sot nga qeveria e vendit.

Ndërrimi i gjinisë në të ardhmen duhet të bëhet i mundur me një deklarim të thjeshtë para zyrtarëve të gjendjes civile,pa pasur nevojë për kontrollim paraprak mjekësor, siç veprohet sot, shkruan albinfo.ch. Mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje përbën një ngarkesë për personat e prekur, konstaton Këshilli Federal. Njerëzit nga kjo kategori detyrohen të kalojnë barriera të mëdha dhe procedura të gjata e të ndërlikuara.

Lidhja eventuale e martesës ose raportet me fëmijët duhet të mbeten të paprekura. Këshilli Federal as me ndryshimet e propozuara nuk synon futjen në fuqi edhe të një kategorie të tretë gjinore.