Zaev dhe Mickoski pranojnë sfidën: Do të përballemi në një duel televiziv !


Lidhur me pyetjen se kur pret të mbahet dueli televiziv me liderin opozitar të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se do të ndodhë kur të jetë gati mediumi, ndërsa si mundësi ka përmendur Televizionin Kanal 5.

“Unë jam i gatshëm, jam këtu, përveç më 19 mars kur udhëtoj për Bruksel për shkak të prezantimit të sukseseve të vendit para Këshillit për stabilizim dhe asociim, por ajo është vetëm një dite. Çfarëdo dite tjetër jam këtu dhe besoj se në kënaqësi të qytetarëve do të ketë duel siç duhet të ketë”, ka thënë Zaev.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Fejsbuk, Hristijan Mickoski i është përgjigjur sfidës:

“Me sa duket Qeverisë i djeg nën këmbë dhe llogaritë nuk janë ashtu siç paraqiten në publik. Është mirë që kryeministri më në fund e pranoi debatin pas thirrjeve që ja bëra. E pranoj ofertën për debat me Zoran Zaev i organizuar nga Televizioni Kanal 5, dhe për dallim nga ai, pa asnjë kusht dhe kërkesë shtesë. Le të shkojmë në debat dhe të flasim për temat aktuale sa më shpejt të jetë e mundur. Disfata e vetëqeverisjes Zaeviste është e sigurt!”, ka shkruar Mickoski.

Baby Boo