Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, tre ditë votime


Në Maqedoninë e Veriut në mesnatë ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas fushatës 20 ditëshe. Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kohë pan demie të kor*onavi**rusit, dhe jo si zakonisht në ditën e diel. Mbi 1.8 milionë votues do të japin votën e tyre për 15 koalicione dhe parti politike që garojnë për 120 ulëse të Kuvendit republikan.

Nga sot (e hënë) do të ketë tre ditë votime. Në ditën e parë do të votojnë të preku*rit nga kor*onavir*usi, që janë në karan*tinë dhe ve*tizolim. Në ditën e dytë më 14 korrik, do të votojnë 3.138 persona me së*mundje tjera dhe të bur*gosurit.

Ndërsa në ditën e tretë më 15 korrik do të zhvillohen votimet e përgjithshme, ku qytetarët do të dalin në votime me maska mbrojtëse, duke mbajtur distancë nëpër vendvotimet që do të jenë të hapura nga ora 07:00 – 21:00.

Baby Boo