Play Store heq mbi 850 mijë aplikacione

Aplikacionet që nuk janë përditësuar në dy vjetët e fundit do të hiqen nga Play Store, të gjitha për shkak të kushteve të fundit të përdorimit që Google Play ka ndryshuar, njoftoi Bloomberg të martën. Ky është rezultat i ndryshimeve të fundit në aspektin e përdorimit, të implementuara së fundi nga Google Play. Rreth 860 mijë aplikacione janë pjesë e këtij spastrimi.

Baby Boo

Apple mori masa të ngjashme në App Store në prill, duke paralajmëruar zhvilluesit se do të hiqnin aplikacionet që nuk ishin përditësuar gjatë një periudhe të konsiderueshme. Zhvilluesve u janë dhënë 30 ditë për të përditësuar aplikacionet e tyre për të përmbushur kërkesat.

Në Google Play Store, aplikacionet e prekura nga ky vendim do të fshihen nga rezultatet e kërkimit ose do të hiqen fare. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë përpara datës 1 nëntor, kur Android 13 pritet të jetë i disponueshëm në telefonat Google Pixel.

Arsyeja pse zbatohen këto masa është mbrojtja e përdoruesve nga instalimi i aplikacioneve që mund të mos kenë veçoritë dhe opsionet më të fundit të sigurisë. Sipas firmës analitike Pixalate, 68 për qind e aplikacioneve nga Play Store dhe App Store janë përditësuar në dy vjetët e fundit.