Heronjtë e Vjenës! Ata që shpëtuan jetë në çastet më kritike


Gjatë su*lmit terr*orist në Vjenë, në momentet kur su*lmuesit pa mëshirë shtinin me kall*shnikov mbi qytetarë, policë por edhe kalimtarë të rastit u shndërruan në heronj të ngjarjes tra*gjike.
Njëra nga policet që u përball me terr*oristët ishte edhe Doruntina Miroci me prejardhje nga Kosova. Për të ka shkruar ambasadori i Kosovës në Gjermani, i cili tha se Miroci është mbesa e tij.
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luf*tuar përkrah policisë austriake kundër su*lmeve të tmerrshme terr*oriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”,- shkruan Beqë Cufaj, ambasador i Kosovës në Gjermani.

Dy kalimtarë të rastit, me origjinë turke, po ashtu u vlerësuan si heronj sepse shpëtuan dy zonja dhe ndihmuan një police. Ata ndihmuan një të moshuar të pla*gosur duke e futur në një restorant, e më pas vazhduan me misionin e tyre të shpëtimit.
Njëri prej tyre mbeti i pla*gosur. E për të përgëzuar Rexhep Taip Gultekinin dhe Mikail Ozerin për aktin e tyre, u kujdes vetë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan.

“Vazhdoni të ndihmoni austriakët. Ata mund të mos na kuptojnë, por ne i kuptojmë ata. Ne e duam krijimin falë Krijuesit, pavarësisht nga feja ose sekti i tyre. Vetëm të qenit njeri është e mjaftueshme për t’i dashuruar ata”,- deklaroi Rexhep Taip Erdoan, presidenti i Turqisë.
Edhe mjeku Bujar Muqolli me prejardhje nga Kosova u bë po ashtu heroi i tra8gjedisë së parmbrëmshme. Ai ishte mjeku kujdestar që pranoi dhe mjekoi të pla*gosurit që vinin në ‘Clinic Donaustadt’.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla tha se tre nga policët që pardje u konfrontuan me terr8oristët janë shqiptarë nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë në Vjenë.

Baby Boo