Heqja e “Shqiponjës” dhe lumturia e Ramës, reagon Basha: Dihet simboli që ti ke qejf


Lideri i opozitës i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama, i cili është shprehur sot mjaft i lumtur për prishjen e monumentit të “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës, një statujë e vënë atje për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Po përmes tëitter-it, Basha shkruan se është normale që një kryeministër si Rama të jetë i lumtur, pasi simboli i tij i parapreferuar është hashashi, kurse  simbolet kombëtare i duken vulgaritet.

“Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.”-shkruan Basha.

Pak minuta më parë kryeministri Rama shkroi në rrjetin social se “më në fund” monumenti i “Shqiponjës” u rrëzua, pasi sipas kreut të qeverisë ajo ishte vulgare dhe ngjante me një objekt në hyrje të ndonjë kazinoje.

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund”-shkruan Rama.

Pak orë më parë mbi ngjarjen reagoi ashpër dhe ish kryeministri Berisha, i cili e quajti aktin e heqjes së Shqiponjës një turp për qeverinë, që sipas tij nuk mund të hedhë në tokë simbolet kombëtare të vendit.

 

Baby Boo