Arifi largohet nga Komuna e Tetovës, falënderon të punësuarit dhe qytetarët (VIDEO)


Drejtuesja e Tetovës në tetë vitet e kaluara, Teuta Arifi, sot ia ka dorëzuar mandatin kryetarit të ri të komunës Bilall Kasami, pas humbjes në zgjedhjet e së dielës.

Pas procedurës së pranim-dorëzimit, zonja Arifi është përshëndetur me të punësuarit ndërsa përmes një konference për media ka falendëruar qytetarët për mbështetjen 8 vjeçare.
Mirënjohëse është treguar edhe ndaj medieve, administratës komunale dhe familjes së saj.

“Sot e kryem ashtu siç kërkojnë rregullat demokratike procedurën e pranim-dorëzimit, sipas vullnetit të shprehur nga ana e qytetarëve. Dëshiroj që kryetarit të zgjedhur tanimë t’i dëshiroj suksese në punën e tij ashtu që të bëhen punë sa më të mira për qytetin tonë dhe qytetarët tanë.

Shfrytëzoj rastin që të falënderoj gjithë qytetarët për mbështetjen 8 vjeçare dhe të administratës për punën e bërë. Falënderoj edhe mediat dhe familjet time”, u shpreh Teuta Arifi pasi ia dorëzoi mandatin kryetarit të ri të Tetovës, Bilall Kasamit.

https://youtu.be/kxQuRJdbSnE

Baby Boo