Heqja e PCR testeve në kufij, përp*lasje në Qeveri mes LSDM dhe BDI


Komisioni për Sëmundje Infektive ka diskutuar për përshpejtim të procedurave për heqjen e PCR testit me vendet e rajonit, ndërsa për këtë është diskutuar edhe në mbledhjen e Qeverisë.
Nga burime te besueshme brenda Qeverisë mësojmë se në mbledhje është zhvilluar debat i ashpër rreth heqjes se PCR testeve me vendet fqinje, si Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Greqinë.

Mësojmë se kryeministri Zoran Zaev është pro këtij rekomandimi. Gjithashtu ministrat e BDI janë pro heqjes se testit PCR, por dy ministra tjerë të LSDM janë kundër me argumente që po bëhet presion ndaj epidemiologeve dhe duhet analizuar mirë vendimi për heqjen e PCR testeve.

Baby Boo