Helenik Petroleum, 6 muaj pret takim me qeverinë


Helenik Petroleum gjashtë muaj pret takim me përfaqësuesit e qeverisë. Kompania që është pronare e Oktas kërkon takim në të cilin do të ndryshohet metodologjia për përllogaritjen e çmimit të karburanteve, por edhe vënin në funksion e naftësjellësi të ndërtuar nga Selaniku deri në Shkup. Ministri ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot konfirmoi se në fillim të viti ka pranuar kërkesë për takim nga Helenik Petroleum. Por, siç thotë prej atëherë e deri më sot nuk është gjetur kohë të bisedohet për ndërprerjen eventuale të marrëveshjes të ashtuquajtur të dëmshme me kompaninë greke, që do të rezultonte me uljen e çmimit të karburanteve.

Nuk kemi mundur të gjejmë termin për takim, ne jemi të hapur për t’u takuar, jo vetëm me Oktan, por me të gjitha palët e përfshira që të gjejmë zgjidhje më të mirë në dobi të qytetarëve, e me këtë do të ulen edhe çmimet e derivateve të naftës – u shpreh Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Por, nga Qeveria janë kategorik se akciza e rritur e dizelit nuk do të hiqet, edhe pse qytetarët presin që kjo të ndikojë që të ulet çmimi i naftës. Nga ana tjetër, ministri i financave, Dragan Tevdovski për emisionin Magazina Ekonomike në Alsat M tha se rritja e çmimeve të karburanteve nuk do t’i ritë dukshëm çmimet e produkteve tjera.

Për vitin 2018 do të kemi inflacion i cili arrin diku deri 2%. Me Bankën Popullore thuajse edhe nuk ka dallime lidhur me inflacionin e projektuar, i shikojmë të dhënat për 4 muajt e parë të këtij viti – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Paralajmërimet e fundit për takim mes kompanisë greke dhe Qeverisë ishin në fillim të këtij viti. Si temë kryesore atëherë paralajmërohej zgjidhja e kontestit shumëvjeçar mes vendit dhe OKTA-s rreth funksionimit të naftësjellësit nga Selaniku deri në Shkup. Përllogaritjet tregojnë se nëse ai fillon së funksionuari, do ta ulë edhe çmimin te konsumatori final, ndërsa edhe shpenzimet për shpërndarje të kompanive do të ishin më të vogla se aktualet. Ndryshimin e metodës së përllogaritjes së çmimeve e mbështesin edhe dy kompanitë udhëheqëse për shpërndarjen e naftës dhe produkteve të naftës tek ne, gjegjësisht Makpetrol-i dhe OKTA, të cilat konsiderojnë se mënyra e tanishme është e vjetruar dhe duhet të ndryshohet.

Baby Boo