Helbah: Tani është momenti kur duhet të merret vendim i vërtetë


Marrëveshja me Greqinë është zgjidhje historike dhe tani është momenti që duhet të merret vendimi i vërtetë  për shkak se në të kundërtën vendi juaj mundet sërish të ngec në mënyrë të caktuar, porositi përfaqësuesi special i MPJ-së gjermane për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Kristian Helbah, i cili pasdite mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “E ardhmja euroatlantike për Maqedoninë?”.

“Vendi juaj ka perspektivë evropiane. Për fat të keq integrimi juaj evropian gjatë kohë kishte ngecur për shkak të problemit me emrin. Kjo çështje zgjat shumë gjatë dhe kjo jo vetëm që e kthen vendin tuaj prapa, por  ishte shumë e dhimbshme edhe për ne. Tek ne ka interes për afrim të vendit ruaj drejt BE-së dhe NATO-s dhe atë jo vetëm për vendin tuaj, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe ky interes është para se gjithash nga aspekti i sigurisë”, theksoi Helbah.

Për këtë shkak, shtoi ai, jemi të lumtur, mund të them jemi të mahnitur, nga ajo që Qeveria juaj arriti ta zgjidh problemin me Greqinë. “Ky është lajmi më i mirë që e kemi marrë në vitet e fundit nga Ballkani Perëndimor dhe për ne është shumë me rëndësi që kjo marrëveshje, që është arritur të zbatohet”, tha Helbah.

Apeloi deri te të gjithë qytetarët dhe deri te partitë politike të mos ndalojnë në rrugën e vendit dhe ta mbështesin shansin që u ofrohet.

“Ju për ne do të mbeteni maqedonas, do të flisni gjuhën maqedonase dhe e gjithë kjo është e garantuar me marrëveshjen që është arritur. Duam që t’ju shohim dhe ju jeni pjesë e Evropës”, porositi Helbah.

Baby Boo