Haziri tregon a do të kandidojë për president të Kosovës


Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka mohuar zërat se ai vetë do të jetë kandidat për president të Kosovës, nga koalicini VV-LDK,.
Haziri ka thënë se Isa Mustafa do të jetë kandidat për president, ndërsa kushdo që e thotë të kundërtën është vetëm duke parë ëndrra.

“Parimisht jemi pajtu që nesër me u mbajt zgjedhjet Isa Mustafa është kandidat për president, të tjerët le të shohin ëndrra se nuk do të jenë kandidatë”, tha Haziri.
Kujtojmë, që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës, u prononcuan se çështja e postit të presidentit mbetet të shihet në 2021’tën

Baby Boo