Sali: “Tetova meriton një qendër klinike me standarde bashkëkohore shëndetësore”


Bekim Sali ishte për vizitë në Qendrën klinike të Tetovës ku u takua me drejtorin e kësaj qendre Amir Elezin, drejtorin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Faton Ahmeti, si dhe drejtorin ekonomik Qendrës Klinike të Tetovës, Armend Fazliu. Si temë diskutimi ka qenë gjendja e kësaj klinike dhe gjetja e mundësisë për zgjerimin e kësaj hapësire, zgjerimin e ekipit mjekësor.

Kisha kënaqësi që t’i takoj bashkërisht drejtorin e Qendrës Klinike të Tetovës, Amir Elezi, drejtorin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Faton Ahmeti, si dhe drejtorin ekonomik Qendrës Klinike të Tetovës, Armend Fazliu.
Temë e këtij takimi ishte gjendja e Qendrës Klinike të Tetovës dhe gjetja e mundësive për zgjerimin e kësaj hapësire, për meremetimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të objektit, por edhe për zgjerimin e ekipit mjekësor për t’i përmbushur kërkesat shëndetësore të popullatës së këtij rajoni. Në takim u bisedua edhe për riorganizimin e stafit mjekësor, në mënyrë që ai të jetë sa më efikas në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Tetova dhe, në përgjithësi, rajoni i Pollogut meritojnë një qendër klinike dinjitoze që i përmbush të gjitha standardet bashkëkohore shëndetësore, shkroi mes tjerash Bekim Sali ministër i Shëndetësisë.

Baby Boo