Hashim Thaçi vizitë zyrtare në Maqedoni


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nesër do t’a vizitojë Maqedoninë dhe do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Shërbimi i shtypit i qeverisë ka njoftuar se takimi në qeveri do të jetë nesër në mëngjes. Zaev dhe Thaçi do të kenë një takim tet-a-tet, duke pasuar nga një takim dypalësh i delegacioneve të të dy vendeve.

Pas takimit të dy liderët do japin deklaratë për shtyp. Nuk jepen detaje a do të ketë Thaçi takim me liderët shqiptarë të Maqedonisë.Pa Censurë

Baby Boo