Vazhdojnë hetimet në spitalin e dj*egur modular në Tetovë


Përfaqësues të policisë federale kri*minalistike të Gjermanisë në ditët në vijim do duhet të arrijnë në vend. Bashkë me prokurorët tonë do duhet të bëjnë kontrolle në spitalin e dj*egur modular në Tetovë ku humbën jetën 14 pacientë. Në ndërkohë prokuroria informoi se he*timi për zj*arrin po vazhdon.

“Priten rezultatet e ekspertizave të porositura dhe zhvillohen biseda me të gjithë personat që me informatat e tyre mund të ndihmojnë dhe të zbardhen shkaqet e zj*arrit”, njoftojnë nga Prokuroria publike.
Sipas një deklarate të qeverisë nga dje, ekipi gjerman është i specializuar në he*timin e vi*ktimave në fatkeqësi dhe ak*sidente. BKA do të bashkëpunojë me Ministrinë e Brendshme, dhe duhet të ndihmojë he*timin e drejtuar nga prokuroria për të gjetur arsyet e zja*rrit. Përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane ishin sot në vendin ku ndodhi zj*arri në Tetovë.

Prokuroria tani është në lëvizje për të zbuluar pse kishte të afërm të pacientëve në objektin e montuar, sepse kjo është e ndaluar sipas protokolleve për KOVID. Videot nga Spitali Klinik dhe ndërtesat afariste përreth do të ekzaminohen për të përcaktuar shkakun e shp*ërthimit të fl*akës, që përfshiu spitalin modular në vetëm pak minuta. Përveç kësaj, policia e Tetovës duhet të sigurojë të gjithë dokumentacionin për ndërtimin e saj. Prokurorët nga Tetova dhe Shkupi do të kontrollojnë nëse ka lëshime të mundshme, nga personat përgjegjës në lidhje me respektimin e rregullave për mbrojtjen në punë, por edhe nëse janë respektuar obligimet për mbrojtjen nga zj*arri.

Disa nga dëshmitë për natën fa*tale të 8 shtatorit janë se në spitalin e montuar në Tetovë, përveç faktit që nuk ka pasur sistem për zbulimin dhe shuarjen e hershme të zj*arreve, nuk ka pasur edhe aparatet kundër zj*arrit. Tani, me ndihmën e policisë kr*iminale gjermane, shteti duhet të përcaktojë pse dhe si shp*ërtheu zj*arri. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski theksoi se asnjë ekspert i huaj nuk ka të drejtë të ndërmarrë në mënyrë të pavarur veprime he*timore, por se ai mund të marrë pjesë dhe të vëzhgojë vetëm se si veprojnë institucionet tona.

Baby Boo