Hasani:Është me rëndësi që fituam tre pikë


Pas triumfit në Vaduz ndaj Lihtenshtajnit prej 0-2, Ferhan Hasanit i ka ardhur keq që Goran Pandev u ndëshkua me kartonin e tij të dytë të verdhë dhe nuk do të ketë të drejtë loje të hënën kundër Gibraltarit në Shkup, por edhe kënaqësi që në dhjetë vitet e fundit luan bashkë me kapitenin.

Ai tha se me rëndësi ka qenë që fituan tre pikë.

“Më vjen keq për kartonin e verdhë të Pandevit, megjithatë ai edhe më tej do të jetë me ne. Ai është lideri i reprezentacionit dhe për mua është nder që në dhjetë vitet e fundit kemi luajtur bashkë. Në ndeshjen e sotme luajtëm pak më ofensivë, por me rëndësi është se fituam tre pikë. kartoni i kuq i tyre na lehtësoi shumë punën”, tha Hasani.

Baby Boo