De Biasi rikthehet në Shqipëri, ja surpriza e tij për kombëtaren


Ish trajneri i kombëtares shqiptare, i cilësuar si një nga trajnerët më të mirë i kuqezinjve, Gianni De Biasi është rikthyer në Shqipëri.

De Biasi, i cili prej 2015-ës mban pasaportën shqiptare, është rikthyer në vendin tonë për të qenë i pranishëm në një intervistë televizive me gazetarët sportivë në ABC News.

Por rikthimi i De Biasit përkon edhe me një kohë të errët që po kalon kombëtarja shqiptare pas rezultateve negative në Ligën e Kombeve që u përmbyllën me humbjen 0-4 me Skocinë.

I gjithë faji duket se rëndon mbi trajnerin aktual Christian Panucci, por De Biasi është treguar i rezervuar në deklaratat e tij, duke e përhapur disi fajin.

Megjithatë nuk mungojnë as zërat që kërkojnë rikthimin e De Biasit te kuqezinjtë, i cili aktualisht nuk është angazhuar në drejtimin e ndonjë ekipi.

Baby Boo