Kurti për Le Temps: Dialogu me Serbinë nuk është prioritet


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është ndër prioritetet e para të qeverisë së tij të ardhshme. Kurti duke folur për gazetën zvicerane në gjuhën frënge, “Le Temps” për atë se si synon ta transformojë Kosovën. I pyetur se Bashkimi Evropian insiston në rinisjen e dialogut me Beogradin, Kurti thotë se kjo temë ishte vetëm e gjashta ose e shtata në prioritetet e tij.

“Kjo temë renditet e gjashta ose e shtata midis prioriteteve të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se shqetësimet e tyre kryesore janë punësimi, ekonomia, drejtësia… Sidoqoftë, unë jam i gatshëm të bëj një kompromis, për ta vendosur dialogun në rendin e tretë ose të katërt të përparësive të mia! BE-ja dhe Ballkani janë shumë të rëndësishme për njëri-tjetrin, por më shumë sesa për një treg të përbashkët, kemi nevojë për investime. Evropa Juglindore po e zbraz trurin dhe BE-ja duhet të na ndihmojë ta ndalojmë këtë gjakderdhje.

Vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë do të integrohen dhe mendoj se të gjitha duhet të jenë në të njëjtën kohë. Nëse një prej këtyre shteteve hyn në BE para të tjerëve, ne përsëri do të kemi probleme, siç është rasti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shpresoj që Brukseli dhe Washingtoni të jenë në të njëjtën gjatësi vale për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu si edhe Berlini dhe Parisi. Na duhet ky sinkronizim i dyfishtë, është çelësi i suksesit”, tha Kurti.

Dy prioritetet e Albin Kurtit, udhëheqësit të partisë së majtë, Vetëvendosje, janë të qarta: ta luftojë korrupsionin dhe të dialogojë me pakicën serbe në Kosovë.

Baby Boo