Haradinaj u premton punësim të rinjve


Në ditën ndërkombëtare të rinisë, kryeministri Ramush Haradinaj, u është drejtuar atyre me një urim, dhe premtim për krijim të vendeve të reja të punës për ta.

Ai ka thënë se është fat për Kosovën që ka një popullsi të re, dhe sipas tij, vendit i duhet kontributi i tyre.

“Kosova është me fat që popullsinë e saj e ka të dominuar nga të rinjtë. Të rinjtë tanë sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë. Ndonëse përballë kemi shumë sfida, Kosova është vend që ofron. Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë”.

“Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit. Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta. Kosovë, urime dita e rinisë”, ka shkruar Haradinaj.

Baby Boo