HARADINAJ PARALAJMËRON THAÇIN PËR SHKARKIM NËSE SHKEL KUSHTETUTËN NË RAPORT ME SERBINË


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për raportin e dialogut me Serbinë që sot u është dërguar deputetëve.

Ai ka thënë se ky raport paraqet gjendjen reale, ndërsa ka thënë se Kosova prioritet e ka zbatimin e marrëveshjes së energjisë.

Haradinaj ka përsëritur se në dialogun me Serbinë nuk ka ndarje territoriale. Sipas tij, duhet të ketë unitet për dialogun.

Sa i përket vijave të kuqe, ai ka thënë se kushdo që e shkel Kushtetutën do të shkarkohet.

“Ne kemi Kushtetutën dhe kushdo që del nga kjo është shkelje e kontratës së deklaratës së pavarësisë”, ka thënë Haradinaj.

Baby Boo