KSHZ: Mbikëqyrja në Listën zgjedhore deri më 23 gusht


Në Listën Zgjedhore e cila sot është vendosur për shqyrtim publik për referendumin më 30 shtator, të regjistruar janë gjithsej 1.805.700 qytetarë.

Mbikëqyrja publike që përfundon në 23 gusht në mesnatë, do të kryhet në zyrat rajonale të KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike në internet faqen zyrtare të Komisionit.

Më së voni deri më 7 shtator KSHZ do ta përmbyll Listën Zgjedhore, në të cilën do të bëhen ndryshimet që do të dalin nga shqyrtimi publik, kështu që pritet numri i votuesve të ndryshojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësja e KSHZ-së Ljupka Guguçevska, sot në konferensë tha se ndryshimet në Listën Zgjedhore qytetarët mund t’i bëjnë vetëm me kërkesa, të cilat do të dorëzohen me dokumentet adekuate.

“Çdo qytetar ka të drejtë të dorëzojë kërkesë në KSHZ, që të mos publikohet adresa e tij në Listën Zgjedhore për shkak të arsyeve të sigurisë. Kërkesat qytetarët mund t’i dorëzojnë në zyrat e KSHZ-së në vendet ku jetojnë”, tha Guguçevska.

Nga KSHZ njoftuan se votimi në diasporë do të bëhet më 29 shtator, një ditë para mbajtjes së referendumit në Maqedoni.

Baby Boo