Haradinaj nga Amerika thotë se Pacolli do t’ia dorëzojë mandatin Kurtit


Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se krijimi i qeverisë së re është lajm i mirë për gjithë qytetarët.

Haradinaj ka uruar që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë se pranim – dorëzimi i mandatit do të bëhet nga ana e ish-zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.

Postimi i plotë:

Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.

Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.

Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.

Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.

Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë

Baby Boo