Shifra rekorde me coronavirus në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 7,424 testime, 1,128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit tre persona kanë vd*ekur, ndërsa 46 janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106,009, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 5.493.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Baby Boo