HARADINAJ: “LAMTUMIRË PËR ISH-MINISTREN RESHITAJ”, PESË ORË PAS: “URIME POSTI I KËSHILLTARES”


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj urimin lamtumirës për ish-ministren e Mjedisit, Albena Reshitaj nuk vonoi gjatë, për t’i ofruar postin e ri të njëjtës, tani të Këshilltares Politike në Qeverinë Haradinaj.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku kishte thurur vargje lamtumirëse për punën e Albena Reshitaj për aq sa ka qënë në postin ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, duke treguar për takimin lamtumirës që kishte zhvilluar me të.

Por nuk kaluan më shumë se pesë orë ku Haradinaj postoi lajmin tjetër. Tani për postin e ri që ka ofruar për ish-ministren Reshitaj.

Haradinaj i ofroj Reshitaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilin ministrja nuk e ka refuzuar.

“Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij të dytë. /Insajderi.com

Insajderi.com

 

Baby Boo