Haradinaj “kërcënon” Kurtin: “Ndalu, Kosova nuk ka nevojë për ego të sëmura”


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Kurti të shfuqizojë vendimin e tij për targat, pasi siç thotë ai po rrezikohet stabiliteti në vend.

“Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri”, shkruan Haradinaj. Haradinaj thotë se Kosova nuk e ka luksin që të rrezikojë ekzistencën dhe lirinë e paguar shtrenjtë.
Shkrimi i plotë:

Situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij!
Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri.

Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë.
Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhëti.
Unë s’kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit.
Prandaj ndalu!

Baby Boo